image Vetëvendosje planifikon të nisë një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Hoti

Politikë

Vetëvendosje planifikon të nisë një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Hoti

news image

Deputetja e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, në seancën plenare tha se Vetëvendosje ka në plan të nis një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Hoti.

“Vetëvendosje ka në plan të nis një mocion mosbesimi, dhe ky është një lajm i mirë për qytetarët e Kosovës, dhe është mirë që PDK-ja e mbështet 100 për qind mocionin e Vetëvendosjes”, tha Kusari- Lila.

Ndërkaq, deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, i tha të mos flasë në ajër dhe se nëse ekziston një mocion atëherë PDK është e gatshme t’i mbështesë.

“Nuk po ju kuptoj si po kërkoni rrëzim të qeverisë, kur ju keni thënë se Qeveria Kurti u rrëzua në mes të pandemisë, e tani po kërkoni të rrëzoni një qeveri kur ende pandemia nuk ka kaluar”, i tha Krasniqi./ Gazeta Sinjali/