image Vetëvendosje partia më e pasur në Kosovë

Politikë

Vetëvendosje partia më e pasur në Kosovë

news image

Instituti Demokratik i Kosovës i ka publikuar të dhënat sa i përket raporteve financiare të partive politike të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga Albin Kurti, është e para në listë krahasim me subjektet tjera politike.

Në pasurinë e këtyre partive përfshihen tokat, objektet, pajisjet, pasuritë e paprekshme, llogaritë e arkëtueshme, parapagimet, paratë dhe pasuritë tjera.

Në këtë listë prin VV me 136 mijë e 508 euro sipas publikimit të KDI-së.

Pas LVV-së rreshtohet PDK-ja me 70 mijë e 986 euro, AAK-ja me 45 mijë e 255 euro, Nisma me 42 mijë e 044 euro dhe Lista Serbe me 40 mijë e 255 euro.

Kurse LDK-ja ka deklaruar vetëm 12 mijë e 817 euro pasuri duke u renditur si subjekti i tetë me më së shumti pasuri.

Subjektet politike parlamentare siç duket janë në borxhe të shumta, në kuptim të bilancit negativ mes të hyrave dhe shpenzimeve që ato kanë deklaruar gjatë vitit 2019.

Ato kanë deklaruar 4 milionë e 665 mijë euro të hyra, ndërsa kanë shpenzuar 5 milion e 433 mijë euro.

Si burim kryesor të të hyrave të tyre, këto parti i kanë deklaruar mjetet që marrin nga buxheti i shtetit, përmes Fondit për mbështetjen e subjekteve politike.

Në përgjithësi, subjekti me më së shumti të hyra të deklaruara për vitin 2019 është PDK me mbi 1,2 milion euro.

Kurse, pas PDK-së radhiten LVV me mbi 1,1 milion euro, LDK me mbi 910 mijë euro, AAK me mbi 320 mijë euro, LS me 300 mijë euro, NISMA me 200 mijë euro, AKR me 120 mijë euro, KDTP me rreth 90 mijë euro dhe koalicioni VAKAT me rreth 65 mijë euro.

Pas këtyre, renditen subjektet tjera Alternativa, PLE, PAI, NDS, PREBK, JGP të cilat kanë deklaruar rreth 30 mijë euro të hyra secila.

82-Financimi-i-partive-Raportet-Vjetore-Financiare-ALB-02-1

/Gazeta Sinjali/