image Vetëvendosje nisë mbledhjen e nënshkrimeve për zgjedhje edhe jashtë Kosovës

Politikë

Vetëvendosje nisë mbledhjen e nënshkrimeve për zgjedhje edhe jashtë Kosovës

news image

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosjes në Britani të Madhe përmes një statusi në Facebook, ka njoftuar se do të filloj[ të mbledh nënshkrime për peticionin “Duam Zgjedhje”.

Duke i bërë të ditur edhe adresat e sakta se ku do të mund të nënshkruhet peticioni, LVV në Britani të Madhe ka thënë se kjo iniciativë po ndërmerret sepse ka interesim të madh të bashkatdhetarëve për të nënshkruar këtë peticion.

“Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Britani të Madhe edhe nesër hapë pikat për nënshkrimin e peticionit #DuamZgjedhje. Për shkak të interesimit të lartë nga bashkatdhetarët, ne kemi vendosur që edhe nesër të jemi në këto pika më poshtë për të pranuar nënshkrime për peticionin”, thuhet në njoftim.

https://www.facebook.com/vetevendosjebritani/photos/a.311142276266678/579497159431187/?type=3&theater

Kujtojmë që ky peticion i VV-së për zgjedhje pati nisur me 30 maj dhe deri nga kjo parti thonë se janë mbledhur mbi 150 mijë nënshkrime.

Sidoqoftë, gazeta Sinjali pati raportuar se jo të gjitha këto nënshkrime janë të vlefshme. /Gazeta Sinjali/.