image Bërnabiq: Pres që tema kryesore e darkës në Dhomën e Lordëve të jetë situata në Kosovë 

Politikë

Bërnabiq: Pres që tema kryesore e darkës në Dhomën e Lordëve të jetë situata në Kosovë 

news image

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka shprehur bindjen se temë kryesore gjatë darkës, e cila do të mbahet në Dhomën e Lordëve, Dhomën e Lartë të Parlamentit të Britanisë së Madhe, do të jetë gjendja aktuale në Kosovë.

“Besoj se situata në Kosovë do të jetë tema kryesore sonte në darkën në Dhomën e Lordëve dhe i dërguari special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach, ka zgjedhur bashkëbisedues nga Dhoma e Lordëve. Kështu që do të kemi një darkë pune krejtësisht të hapur, pa praninë e mediave dhe në këtë kuptim do të mund të jemi të hapur dhe të sinqertë me njëri-tjetrin”, tha Bërnabiq.

Ajo shtoi se Peach është një njeri me të cilin është e lehtë të bësh biseda dhe që e njeh shumë mirë Ballkanin.

“Ai është një njeri jashtëzakonisht i hapur, i drejtë dhe objektiv dhe Serbia nuk do të mund të kishte një bashkëbisedues më të mirë në Britaninë e Madhe, por përsëri ne e dimë se për arsye të ndryshme këto marrëdhënie nuk janë gjithmonë më të lehtat e mundshme”, përfundoi Bërnabiq.

/GazetaSinjali/