image Manipulimet e Vetëvendosjes në peticionin për zgjedhje
[wp-story id="814678"]

Sinjalizime

Manipulimet e Vetëvendosjes në peticionin për zgjedhje

news image

Lëvizja Vetëvendosje mbrëmë publikoi peticionin “Duam Zgjedhje” përmes të cilit kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Kosovë, përkundër që Gjykata Kushtetuese me aktvendim e shpalli kushtetues dekretin e presidentit, duke i dhënë kështu të drejtë Avdullah Hotit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për formimin e qeverisë së re, shkruan Gazeta Sinjali.

Deri tani, ky peticion ka mbledhur gjithsej 22,769 nënshkrime, por si duket jo të gjitha janë të vlefshme.

Kështu të paktën thotë një sinjalizues i cili ka dërguar një video në redaksinë e Gazetës Sinjali, në të cilën shihet se këtë peticion mund ta nënshkruajë kushdo, me çfarëdo numri 10 shifror.

Përveç manipulimit me numrin personal, nënshkruesi i peticionit mund të manipulojë edhe me emrin, mbiemrin dhe e-mailin dhe të njëjtën gjë ta bëjë për disa herë.

Kujtojmë që mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje kanë filluar edhe organizimin e një proteste “gjithëpopullore” e cila pritet të mbahet më 5 qershor, anipse anëtari i kryesisë së kësaj partie, Liburn Aliu, tha dje se “njëherë për njëherë, nuk ka nevojë për protesta”./Gazeta Sinjali/