image I dërguari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor kishte shërbyer më herët në Kosovë

Politikë

I dërguari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor kishte shërbyer më herët në Kosovë

news image

Pas Amerikës, edhe Mbretëria e Bashkuar ka caktuar një emisar për Ballkanin Perëndimor. Kryeministri britanik Boris Johnson ka emëruar Sir Stuart Peach si të Dërguar të Posaçëm për Ballkanin Perëndimor. I njëjti do ta marrë detyrën e re pasi të ketë dhënë dorëheqje nga detyra e Kryetarit të Komisionit Ushtarak të NATO-s, një rol të cilin e mban prej vitit 2018.

Mirëpo, për Peach Ballkani Perëndimor nuk është terren i panjohur pasi në vitin 2000 kishte shërbyer si komandant ajror i NATO-s në Kosovë.

Para kësaj detyre, Peach ishte lundërtar, komandant i skuadrës bombarduese e zv/komandat i Stacionit RAF në Bruggen.

Kryeministri Boris Johnson tha për Stuart Peach se do ta t’i përforcojë përpjekjet ndërkombëtare për ta mbrojtur paqen dhe për ta promovuar integrimin euroatlantik në Ballkan.

Mbretëria e Bashkuar është thellësisht e përkushtuar ndaj sigurisë në Evropë. Ballkani Perëndimor po përjeton kërcënimin më të madh për stabilitetin dhe sigurinë në më shumë se dy dekada. Ne kemi përgjegjësinë të bëjmë gjithçka që mundemi për të ruajtur sukseset e arritura përmes paqes dhe dialogut – nuk mund të lejojmë asnjë kthim në dhunën dhe ndasitë e së kaluarës.”, tha Johnson.

Kush është Sir Stuart Peach?

Sir Stuart Peach është ish-oficer i lartë i Forcave Ajrore të Britanisë së Madhe. Pas stërvitjes si lundërtar, Peach e komandoi skuadrën e bombarduese britanike dhe më pas u bë Zv/Komandant i Stacionit RAF Bruggen. Ai më pas u bë Komandant Ajror i NATO-s në Kosovë në vitin 2000.

Ai vazhdoi të ishte Shef i Inteligjencës së Mbrojtjes më 2006, Shef i Operacioneve të Përbashkëta në vitin 2009 dhe Komandanti i parë i Komandës së Forcave të Përbashkëta në dhjetor 2011 përpara se të emërohej Zëvendës Shef i Shtabit të Mbrojtjes në Britani në maj të vitit 2013. Peach e pasoi gjeneralin Sir Nick Houghton si Shef i Shtabit të Mbrojtjes më 14 korrik 2016. Ai pasoi gjeneralin Petr Pavel si Kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s më 29 qershor 2018, duke shërbyer në këtë detyrë deri në pensionimin e tij në qershor 2021.

Peach u lind më 22 shkurt 1956 në Staffordshire, Angli, nga Clifford Peach dhe Jean Mary Peach. Ai u arsimua në Aldridge Grammar School, në Aldridge, Staffordshire. Më pas, ai studioi gjeografi, ekonomi dhe histori sociale në Universitetin e Sheffieldit, duke u diplomuar me diplomë Bachelor më 1977. Më vonë ai studioi në Downing College, Cambridge, dhe mori diplomën Master i Filozofisë (MPhil) më 1997.

Peach shërbeu si Komandant i Forcave Britanike në Itali nga viti 1999 deri në 2000 dhe Komandant Ajror i NATO-s në Kosovë në vitin 2000. Si rezultat i punës në Kosovë, ai u emërua Komandant i Urdhrit të Perandorisë Britanike më 6 prill 2001.

/GazetaSinjali/