image Vetëvendosje - komisionerëve dhe vëzhguesve: Ju lutemi për vigjilencë

Vetëvendosje – komisionerëve dhe vëzhguesve: Ju lutemi për vigjilencë

news image

Ka filluar procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare që u zhvilluan sot në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga komisionerët dhe vëzhguesit e kësaj partie që të jenë vigjilentë gjatë këtij procesi.

“Të nderuar komisionerë dhe vëzhgues të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Pas pak fillon procesi i mbylljes së vendvotimeve dhe ai i numërimit të fletëvotimeve. Ju lutemi për vigjilencë. Ju jeni garancia e vullnetit të popullit të Kosovës dhe demokracisë. Ndaj të gjithë sytë janë drejtuar kah ju”, thuhet në postimin e fundit në Facebook të kësaj partie./Gazeta Sinjali/