image Vetëvendosje: Jemi të parët në Pejë

Vetëvendosje: Jemi të parët në Pejë

news image

Shefi i Shtabit Zgjedhor i Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë, Taulant Kelmendi, thotë se ky subjekt politik është i pari në komunën e Pejës, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Kelmendit, Vetëvendosje i ka 51% të votave në këtë komunë.

“Projeksionet tona janë që Vetëvendosja i ka mbi 51 për qind, megjithatë si duket qytetarët i kanë tejkaluar edhe pritshmëritë tona. Sot rrugët e qytetit janë mbushur duke festuar, tha Kelmendi për T7.

“Qytetarët i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për referendum. Qytetarët janë në festë”, shtoi ai./Gazeta Sinjali/