Shefi i Shtabit Zgjedhor i Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë, Taulant Kelmendi, thotë se ky subjekt politik është i pari në komunën e Pejës, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas Kelmendit, Vetëvendosje i ka 51% të votave në këtë komunë.
“Projeksionet tona janë që Vetëvendosja i ka mbi 51 për qind, megjithatë si duket qytetarët i kanë tejkaluar edhe pritshmëritë tona. Sot rrugët e qytetit janë mbushur duke festuar“, tha Kelmendi për T7.
“Qytetarët i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për referendum. Qytetarët janë në festë”, shtoi ai./Gazeta Sinjali/