Nuk është miratuar Rezoluta e Lidhjes Demokratike të Kosovës për rritjen e çmimeve të derivateve dhe të produkteve bazë.
Kjo Rezolutë u kundërshtua nga pozita, kështu duke marrë 24 vota për dhe 47 kundër.
E njëjta, parashihte reduktimin e akcizës dhe normën e TVSH-së për derivate për tre muaj, me mundësi vazhdimi edhe për tre muaj tjerë.
Po ashtu, parashihte edhe zgjerimin e listës së produkteve bazë me normë të reduktuar të TVSH-së për tre muaj, me mundësi vazhdimi edhe për tre muaj tjerë.