image Vetëvendosje e dërgon në Gjykatën Kushtetuese presidentin Thaçi

Kosovë

Deklaratë/ Vetëvendosje e dërgon në Gjykatën Kushtetuese presidentin Thaçi

news image

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se ka deponuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për të vlerësuar Kushtetutshmërinë e deklarimeve të presidentit Hashim Thaçi në natën e 23 marsit.

Sipas saj, Thaçi bëri thirrje për rezistencë qytetare dhe moszbatim të vendimit të Qeverisë.

“Sapo dërguam në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetshmërisë së veprimi të presidentit të Republikës së Kosovës, të datës 23 mars. Kur, ashtu siç e kemi ndjekur të gjithë kur bëri thirrje për rezistencë qytetare dhe moszbatim të vendimit të qeverisë lidhur me masat emergjente”, ka thënë Nagavci.

Ajo ka shtuar se shkelja e presidentit është një shkelje serioze pasi, sipas saj, ka nxitur qytetarët të mos respektojnë Kushtetutën.

“Ndonëse nuk është hera e parë që presidenti i vendit bën thirrje të ttilla, gjegjësisht nxit për mosrespektim të Kushtetutës dhe ligjeve, kësaj radhe ai bëri shkelje serioze duke nxitur qytetarët për mosrespektimin e aktit më të lartë juridik”, ka shtuar ajo.

E për thirrjen e presidentit Thaçi, që të mos zbatohet vendimi i qeverisë për menaxhimin e situatës emergjente, Ministria e Punëve të Brendshme ka reaguar duke thënë se presindeti duhet të ndiqet penalisht.

Sipas Kodit Penal, kjo vepër e përshkruar nga MPBAP dënohet me 5 vjet burgim./ Gazeta Sinjali/