image Vetëvendosje e dërgon në Gjykatë Kushtetuese dekretin e presidentit Thaçi

Kosovë

Qeveria/ Vetëvendosje e dërgon në Gjykatë Kushtetuese dekretin e presidentit Thaçi

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka njoftuar se Lëvizja Vetëvendosje e ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese dekretin e presidentit Thaçi.

“Presidenti ka vazhduar ta shkelë Kushtetutën dhe si të tillë ne e kemi dërguar dekretin në Gjykatë Kushtetuese”, ka thënë Selimi.

Sot presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka dekretuar Avdullah Hotin për kryeministë të ri të Kosovës.

“Pas letrave që ia kam drejtuar kryetarit të LDK, sot kam marr një letër nga kreu i LDK-së, Isa Mustafa përmes së cilës ai konfirmon që i mbështet të gjitha kriteret për krijimin e qeverisë së re. Në përputhje me këtë  letër, informoj se sapo kam dekretuar zotin Avdullah Hoti per kryeministër të ri të  Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Thaçi në konferencë për media./Gazeta Sinjali/