image Vetëvendosje dorëzon kallëzim penal kundër Agim Veliut

Kosovë

Vetëvendosje dorëzon kallëzim penal kundër Agim Veliut

news image

Lëvizja Vetëvendosje dega në Podujevë, përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ish-kryetarit të Podujevës, Agim Veliu, ish-drejtorit të planifikimit urbanistik, Durim Salihu dhe ish-drejtoreshës së Inspekcionit, Florie Besholli, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas tyre, kallëzimi penal ka të bëjë me ndërtimet e egra në këtë komunë.

Kështu bërë të ditur nga Lëvizja Vetëvendosje, në një paraqitje para mediave.

 “Sot kemi dorëzuar kallëzim penal kundër ish-kryetarit të Besianës Agim Veliu, së bashku me dy vartësit e tij, ish-drejtorin e planifikimit urbanistik Durim Salihu dhe ish-drejtoreshës së Inspekcionit Florie Besholli, kallëzimi ka të bëjë me ndërtimet e egra në Komunën e Podujevës”, ka thënë njëri nga përfaqësuesit e Vetëvendosjes në Podujevë.

Tutje aty u tha se ka shkelje flagrante të planit urbanistik në Komunën e Podujevës. Teksa u kërkua nga prokuroria të iniciojë rastin dhe Gjykata të nxjerrë një aktgjykim të merituar për personat në fjalë. 

Ne fillimisht kemi dërguar një kërkesë me tri pyetje në Drejtorinë e Planifikimit Urbanistik dhe në bazë të përgjigjes që kanë dhënë kemi vërejtur se dy ndërtime janë në kundërshtim me rregulloren e planit urbanistik”, shtoi ai./Gazeta Sinjali/