Nisur nga situata emergjente e krijuar nga tërmeti i mëngjesit të sotëm Lëvizja Vetëvendosje– Qendra në Shqipëri njofton se ka anuluar Marshimin për Bashkim që do të mbahej ditën e 28 Nëntorit në Tiranë.
Aktivistët e Qendrës janë duke ndihmuar në mënyra të ndryshme qytetarët e Shqipërisë të dëmtuar nga tërmeti dhe të gjitha energjitë tona në ditët në vijim do të përqendrohen në këtë drejtim.
“Duke shprehur edhe një herë dhimbjen tonë për viktimat e tërmetit, ftojmë të gjithë shqiptarët që të solidarizohen e t’u qëndrojnë pranë familjarëve të viktimave, të plagosurve dhe të gjithë atyre që kanë nevoja urgjente. Të bashkuar tani dhe kurdoherë”, njofton Lëvizja Vetëvendosje – Qendra në Shqipëri. /Gazeta Sinjali/