image Vetëvendosje akuzon qeverisjen e Shpend Ahmetit për ndërtimet në Badovc

Kosovë

Konferenca/ Vetëvendosje akuzon qeverisjen e Shpend Ahmetit për ndërtimet në Badovc

news image

Lëvizja Vetëvendosje sot ka mbajtur një konferencë për media, ku kanë folur për ndërtimet afër Liqenit të Badovcit.

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli ka folur lidhur me kushtet që i plotëson kompania ndërtimore për ndërtimet afër Badovcit dhe mundësinë që i ka dhënë Komuna e Prishtinës.

“Komuna i ka dhënë mundësinë kompanisë që t’i plotësojë kushtet ndërtimore, por në momentin që kompania  i plotëson kushtet ndërtimore që janë në kundërshtim të plotë me vendimet dhe ligjet në fuqi, atëherë komuna nuk do të ketë mundësi që t’ia refuzojë lejen e ndërtimit. Pra automatikisht, komuna e ka lejuar kompaninë që të fillojnë ndërtimet”, ka thënë Pacolli.

Ajo gjithashtu deklaroi se me lëshimin e kushteve ndërtimore, komuna ka vepruar në kundërshtim me një vendim të qeverisë së Kosovës të vitit 2013.

“Komuna e Prishtinës ka vepruar plotësisht në kundërshtim me vendimin e qeverisë së Kosovës, të datës 24 prill 2013, ku janë caktuar zonat e mbrojtura dhe masat mbrojtëse për Liqenin e Badovcit. Ne ia përkujtojmë komunës dhe ministrisë se vendimi i qeverisë është marrë në përputhje të plotë me Ligjin për Mbrojtjen e ujërave të Kosovës”, deklaroi Pacolli./Gazeta Sinjali/