image Vetëvendosje akuzon grupin Devolli, ZRRE-në dhe Sistemin e Drejtësisë, për shtrejtim të rrymës

Kosovë

Njoftim/ Vetëvendosje akuzon grupin Devolli, ZRRE-në dhe Sistemin e Drejtësisë, për shtrejtim të rrymës

news image

Vetëvendosje përmes një shkrimi në rrejtin social në Facebook, ka reguar duke treguar se sot kanë dorëzuar në gjykatë edhe një parashtresë në kontestin me Zyrën e Rregullatorit të Energjisë për mosshtrenjtim të energjisë elektrike.

Vetëvendosje kanë shkruar se Sistemi i Drejtësisë duhet të mbështesë dhe të mbrojë qytetarët dhe jo grupin Devolli.

“Nëse dikush ka detyrime ndaj DEVOLLËVE, ata nuk janë qytetarët që shtyhen të paguajnë tarifa marramendëse të energjisë elektrike për 12 vitet e ardhshme”, shkruhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Më tutje, kanë shkruar që Gjykata e Apelit me datën 20 shkurt 2020, ka rikthyer çështjen e pezullimit të vendimit për rigjykim në Gjykatën Themelore, me pretendimin se Themelorja nuk ka arsyetuar vendimin dhe se nuk ka ofruar prova për atë vendim. 

“Pas një ankese të një kompanie private (pas skadimit të afatit të rregullt për ankesa!) Gjykata e Apelit me datën 20 shkurt, 2020 e riktheu çështjen e pezullimit të vendimit për rigjykim në Gjykatën Themelore, me pretendimin se Themelorja nuk ka arsyetuar vendimin dhe se nuk ka ofruar prova për atë vendim. Për fat të keq kjo e jep shëmbëlltyrën e trekëndëshit ZRrE – DEVOLLI – SISTEMI I DREJTËSISË (njerëz të caktuar brenda tij)”, thuhet në njoftim./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/vetevendosje/photos/a.96165481999/10156602876892000/?type=3&xts%5B0%5D=68.ARCxHeuegBpS36XJx_ZkbDoVpAKUARmH_jsOyztp0XVRkT2-4Xm7vEhNYtoGBbiwHvAOfMsBVKiVB1qG5zLL6sqrMJLJgM99SbXnodpw3lg_7ICnrcTxafzjgf3O_bo4A92EJVrlKpTcrqul_6YiKhPeiL25wfJCy7zLIHFmX2xKBBFp1v7gMj9fY2-7inPlhMhcV7UXfjdbwju9qRBNZ1e83HpF6KljHpscA18I0JUsVBq_vqfqYqpd_hn56wmtMkz0iiM8TkWPyQ7DgltZCHyoHEJieWNUFR_i9yhBbGmDke_kKbeIqs8taqHTB33wpbrrGJmbZ_qv3Lw3LA&tn=-R