image Vetëvendosja në Shqipëri nuk proteston kundër Vuçiqit

Shqipëri

Vetëvendosja në Shqipëri nuk proteston kundër Vuçiqit

news image

Lëvizja Vetëvendosje me qendër në Shqipëri nuk do të marrë pjesë në protestën e nesërme të organizuar në Tiranë, kundër vizitës së Aleksandar Vuçiq dhe idesë ”Ballkani i Hapur”.

Kështu kanë bërë të ditur nga qendra e kësaj lëvizjeje në Tiranë.

Qendra e Lëvizjes në Shqipëri nuk ka planifikuar aktivitet në ditën e nesërme me rastin e sipërpërmendur”, është përgjigjia që ka pranuar Klankosova.tv kur ka pyetur nëse do i bashkohen protestës.

Ndryshe Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë njihej si subjekt aktiv opozitar, ndërsa qendra e saj në Shqipëri në protestat e mëparshme ishte pjesëmarrëse.

Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha, ka paralajmëruar protestë përballë kryeministrisë në Shqipëri, për të hënën në ora 16.00.

Sipas Berishës kjo protestë do të bëhet kundër vjedhjes së inceneratorëve dhe paktit antikombëtar Rama-Vuçiq.

Mbledhja e protestuesve do të bëhet te selia e Partisë Demokratike, e pastaj për t’u nisur së bashku drejt kryeministrisë shqiptare.

Tirana do të jetë qyteti mikpritës për takimin e radhës së Ballkanit të Hapur, që kësaj here veç Këshillit të Atlantikun do të përfshihet edhe Komisioni Evropian.

/GazetaSinjali/