image Veterani i UÇK-së vdes nga COVID-19

Kosovë

Veterani i UÇK-së vdes nga COVID-19

news image

Veterani i UÇK-së, Eset Ujkani, ka ndërruar jetë sot pasi që ishte i infektuar me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Ujkani ishte ushtar në zonën e Shalës si dhe ishte anëtar i PDK-së në Mitrovicë. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu i cili tha se i ndjeri ishte inxhinier i diplomuar, atdhetar dhe veprimtar i hershëm për çlirim e bashkim kombëtar.

“Eset Mujë Ujkani nga Vinarci i Mitrovicës ishte ushtar i UÇK-së në ZO e Shales, ishte inxhinier i diplomuar i eletroenerxhetikes,atdhetar dhe veprimtar i hershem për çlirim e bashkim kombëtar. Eset nipi e shoku im kjo është beteja e parë që e humbe nga ky virusi i kobshëm. Plotë 17 ditë luftove për jetë në kujdesin intenziv dhe kur ne pritem që Ti ta fitoje edhe këtë betejë na le përgjithmonë”, shkroi ndër të tjera Haxhiu në Facebook.

Ky është njoftimi i plotë:

U nda nga kjo jetë veterani i UÇK-së Eset Ujkani bashkëluftetari, nipi, shoku e bashkveprimtari im.

Eset Mujë Ujkani nga Vinarci i Mitrovicës ishte ushtar i UÇK-së në ZO e Shales, ishte inxhinier i diplomuar i eletroenerxhetikes,atdhetar dhe veprimtar i hershem për çlirim e bashkim kombëtar.

Eset nipi e shoku im kjo është beteja e parë që e humbe nga ky virusi i kobshëm. Plotë 17 ditë luftove për jetë në kujdesin intenziv dhe kur ne pritem që Ti ta fitoje edhe këtë betejë na le përgjithmonë.

I falenderoj në emër timin dhe familjes së Esetit të gjithë mjekët, personelin shendetësor e mbeshtetës që bënë maksimumin për përkujdesje në veçanti Dr. Naim Kuçin dhe ekipen e kujdesit intenziv qendror.

I lehtë të qoftë dheu i Kosovës o nipi im atdhetar i devotshëm!

/Gazeta Sinjali/