Në oborrin e Kuvendit të Kosovës një numër i veteranëve ka arritur që të hyjë brenda.
Ndërkohë që kësaj proteste i është bashkangjitur edhe kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj.
Molliqaj ka bërë thirrje që të tërhiqet nga vendimi që sipas tij është i gabuar.
“Është vendim i padrejtë dhe i shëmtuar. I padrejt sepse i ka përjashtuar veteranët nga lidhja e pensionit të tyre me pagën minimale. Në mes të leximit të parë dhe të dytë ne kërkojmë që qeveria të tërhiqet nga qëndrimi i tyre i gabuar”, tha Molliqaj.
Kjo protestë e veteranëve vjen si pasojë që Kuvendi i Kosovës e ka kaluar Projektligjin që i hapë rrugë rritjes së pagës minimale në 264 euro. Me anë të kësaj proteste ata po shprehen kundër, lidhur me aprovimin në parim të Projektligjit për rritjen e pagës minimale ku nuk përfshihen pensionet e veteranëve.