image Vetëm pasi ky trajner nuk e pranoi ofertën e "Spurs", Tottenhami e zgjodhi Mourinhon

Futboll

Përzgjedhja/ Vetëm pasi ky trajner nuk e pranoi ofertën e “Spurs”, Tottenhami e zgjodhi Mourinhon

news image

Zyrtarizimi i Jose Mourinhos si trajner i Tottenhamit ishte një lajm i madh, ndonëse disa tifozë të ‘Spurs’ nuk e pritën edhe aq mirë.

Befasisht, tani mësohet se “Special One” nuk ishte opsioni i parë i presidentit të Tottenhamit, Daniel Levy, transmeton Gazeta Sinjali.

“Daily Mail” raporton se Levy e kishte kontaktuar trajnerin aktual të Leicester Cityt, Brendan Rogdersin.

Sipas gazetës britanike, Leicester City nuk ka qenë aspak i interesuar ta dëgjojë për ofertën e Tottenhamit.

Trajneri portugez, ka qenë në pritje të një oferte të tillë nga Londra, duke qenë i gatshëm paraprakisht për ta marrë detyrën e trajnerit në klubin e ri.

“Special One” ishte shkarkuar nga Manchester United në dhjetor të vitit 2018, pas humbjes në derbin me Liverpoolin me rezultat 3:1.

Pas pesë sezoneve, Tottenhami mbrëmë e shkarkoi trajnerin argjentinas, Mauricio Pochettino.

“Spurs” nuk po kalojnë një sezon të mirë, duke u renditur në vendin e 14-të me 14-të pikë pas 12 ndeshjesh të zhvilluara në Premier League. /Gazeta Sinjali/