image Vetëm një ministër i Kurtit në seancë/ PDK: Këtu shihet serioziteti i qeverisë për ekonominë

Politikë

Vetëm një ministër i Kurtit në seancë/ PDK: Këtu shihet serioziteti i qeverisë për ekonominë

news image

Kuvendi i Kosovës po mban seancën plenare, ku po diskutohet për gjendjen ekonomike të krijuar nga pandemia e Covid-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Në këtë seancë i pranishëm nga qeveria është vetëm ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Kjo mungesë e ministrave ka nxitur reagime nga opozita, të cilët e kanë konsideruar si mungesë të seriozitetit të qeverisë, sa i përket kësaj çështjeje.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka theksuar se serioziteti i qeverisë për debat mund të shihet nga mospjesëmarrja e tyre në seancë, duke shtuar se kjo mungesë e tyre ka ndikuar edhe në mungesën e bashkëbisedimit mes pozitës dhe opozitës.

Për seriozitetin e qeverisë për debat për ekonominë e vendit shihet pjesëmarrja e tyre. Sinqerisht, unë sot nuk di kujt t’i drejtohem me kënd të bisedoj nga organet e qeverise. Vij nga fusha e ekonomisë dhe udhëheqë komisionin, ministrja e Ekonomisë nuk është, ministrja e Tregtisë, Inovacionit Ndërmarrësisë dhe Industrisë nuk është, kryeministri nuk është.”

“Ministri i Financave ka boll punë me shifra sepse përveç doganave dhe të hyrave tjera nuk dëgjuam parametër zhvillimor këtu. Pra, parimisht, duhet të bashkëbisedojmë, sepse koncepti i diskutimit kur nuk janë këtu akterët kryesor që duhet të bisedojmë nuk ke me kënd bisedon”, tha ai./Gazeta Sinjali/