Edhe Turqia nuk i ka shpëtuar virusit të ri COVID-19, pavarësisht masave të rrepta të vendosura që pas shpërthimit të tij në Kinë.
Ministri i Shëndetësisë në Turqi njoftoi se vetëm gjatë 24 orëve të fundit, janë konfirmuar edhe 51 raste të reja në vend, duke e çuar numrin total të personave të infektuar në 98.
“Kemi rezistuar 90 ditë me masat që kemi marrë. Ne jemi një nga vendet e para që kemi kuptuar rrezikun që i kanoset njerëzimit që prej shpërthimit të virusit në Kinë. Pavarësisht masave, edhe Turqia është prekur nga ky virus, madje është shënuar edhe viktima e parë”, ka thënë ministri turk./GazetaSinjali/