image Vetëm 310 persona janë vaksinuar në 24 orët e fundit në Kosovë

Shëndetësi

Vetëm 310 persona janë vaksinuar në 24 orët e fundit në Kosovë

news image

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë administruar vetëm 310 vaksina anti-COVID.

Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, ku sipas saj numri i vaksinave të administruara ka shkuar në 1 milion e 654 mijë e 843.

873 mijë e 836 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 310 doza të vaksinës kundër COVID-19.  Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.654.843 doza të vaksinës. Deri më sot 776.881 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është thënë nga Ministria e Shëndetësisë./GazetaSinjali/