image Vetëm 14% e femrave në Kosovë janë të punësuara

Kosovë

Vetëm 14% e femrave në Kosovë janë të punësuara

news image

Në një anketë të realizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës mbi “Fuqinë punëtore”, ka publikuar rezultatet mbi shkallën e punësimit sipas gjinisë.

Në raportin e kësaj ankete, thuhet se 46.2 për qind e meshkujve të moshës 18 deri në 65 vjeç punojnë, raporton Gazeta Sinjali.

Por, kjo përqindje te femrat është shumë më e ulët. Vetëm 14.4 për qind e femrave të moshës 18 deri 65 vjeç janë në punë.

Në përgjithësi, 30.1 për qind e njerëzve në Kosovë, të moshës 18 deri 65 vjeç, janë të punësuar.

/Gazeta Sinjali/