Një veturë është vetaksidentuar mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë-Gjilan. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti tha për Gazetën Sinjali se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 09:00, në rrugën Prishtinë -Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha ajo.
Ndërsa, shtoi se Policia ka nisur “hetimet për zbardhjen e shkaqeve që çuan deri te vetaksidenti”.