image Vetaksident në Vushtrri, traktori rrokulliset dhe zë shoferin

Siguri

Vetaksident në Vushtrri, traktori rrokulliset dhe zë shoferin

news image

Foto ilustruese


Sot gjatë ditës një person ka shkaktuar vetaksident me traktor në fshatin Dumnicë e Llugës në Vushtrri, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se një traktor është rrokullisur dhe ka zënë shoferin e tij, pasi që dyshohet se ky i fundit e ka humbur drejtimin e automjetit dhe ka dalë jashtë rrugës.

Sinjali mëson se si pasojë e aksidentit, shoferi i automjetit ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar në Emergjencën në Vushtrri, më pas i njëjti është transferuar për në QKUK.

Sipas informacioneve të para, i lënduari është jashtë rrezikut për jetë dhe po vazhdon trajtimin mjekësor.

/GazetaSinjali/