Nuk kanë të ndalur aksidentet në komunikacion. Madje, atyre nuk po u shpëtojnë as edhe veturat e organeve të sigurisë dhe rendit, shkruan Gazeta Sinjali.
Në një fotografi nga vendi i ngjarjes shihet se një veturë e Policisë është vetaksidentuar sot në autostradën Prishtinë – Ferizaj.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar policinë për këtë rast dhe është në pritje të detajeve./Gazeta Sinjali/