Pak minuta më parë ka ndodhur një vetaksident në kryeqytet, përkatësisht afër Mensës së Studentëve, ku për pasojë ka pësuar lëndime një person, raporton Gazeta Sinjali.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe po merren me zbardhjen e vetaksidentit.
Zëdhënësja e Policisë së Prishtinës Flora Ahmeti, tha për Gazetën Sinjali se sot rreth orës 10:00 në udhëkryqin që lidhë rrugët “Agim Ramadani” dhe “Eqrem Çabej” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë.
Më tej ajo tregoi se si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të vetaksidentit.