image Vetaksident në Suharekë/ Shoferi del jashtë rrugës, godet një shtyllë elektrike

Siguri

Vetaksident në Suharekë/ Shoferi del jashtë rrugës, godet një shtyllë elektrike

news image

Sot pasdite në rrugën Mushtisht – Maqitevë, saktësisht ‘Te qafa e Dovenit’ në komunën e Suharekës, një person ka shkaktuar një vetaksident  në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se shoferi i veturës teksa po lëvizte nga fshati Mushtisht në drejtim të fshatit Maqitevë, ka dalë jashtë rrugës duke e goditur kështu një shtyllë elektrike.

Sinjali mëson se si pasojë e aksidentit, ka pësuar lëndime vetë shoferi dhe një pasagjere e cila ndodhej në veturë.

Sipas burimeve, që të dy kanë pranuar tretman mjekësor, por që të njëjtit nuk kanë pësuar lëndime të rënda trupore.

Po ashtu, lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori.

/GazetaSinjali/