Dy persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Prishtinë – Gjilan, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
“Sot rreth orës 12:30 në rrugën Prishtinë-Gjilan, ka ndodhë aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet. Si pasojë e këtij vetaksidenti dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha ajo.
Ahmeti bëri të ditur se në vendin e ngjarjes ka dalë Njësia Rajonale e Trafikut, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti./Gazeta Sinjali/