image Vetaksident i rëndë në Prizren, vdes një 68-vjeçar

Siguri

Vetaksident i rëndë në Prizren, vdes një 68-vjeçar

news image

Një 68-vjeçar ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Gjonaj të Prizrenit, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili tha se rasti ka ndodhur sonte rreth orës 21:15.

“Ka ndodhur një vetaksident rreth orës 21:15. Një person e ka humbur jetën. Viktima është 68 vjeç (1953). Ka qenë i vetëm në veturë dhe është vetaksidentuar. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes”, tha Osmanollaj./Gazeta Sinjali/