Tre persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 18:00, në fshatin Bajgorë, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se shoferi ka humbur kontrollin mbi veturën, duke dalë nga rruga.
“Sot rreth orës 18:00 në rrugën fshatin Bajgorë të Podujevës, ka ndodhë aksident trafiku, ku ngasësi një automjeti, për arsye akoma të panjohura ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e këtij aksidenti tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha ajo.
Ahmeti bëri të ditur se në vendin e ngjarjes ka dalë Njësia Rajonale e Trafikut, e cila ka nisur hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti./Gazeta Sinjali/