image Vetaksident në Shishman të Gjakovës, lëndohet shoferi

Siguri

Vetaksident në Shishman të Gjakovës, lëndohet shoferi

news image

Një vetaksident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Shishman të Gjakovës

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmur zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Nusret Xhurkaj. Ai ka treguar se vozitësi e ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka goditur dyert e një oborri dhe veturën e cila ishte e parkuar në një shtëpi.

Si pasojë e aksidentit, lëndime ka pësuar drejtuesi i veturës i cili ka pranuar edhe tretman mjekësor.

Në fshatin Shishman të Gjakovës ka ndodhur një vetaksident. Deri te vetaksidenti ka ardhur si rezultat i mospërshtetjes së kushteve dhe rrethanave të rrugës. Vetura ka humbur kontrollin dhe ka goditur dyert e oborrit dhe një veturë e cila ishte e parkuar në një shtëpi. Si pasojë, lëndime ka pësuar vozitësi i veturës i cili ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Gjakovës”, ka thënë Xhurkaj./Gazeta Sinjali/