Një vetaksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në magjistralen Gjakovë- Prizren, afër një autosalloni, raporton Sinjali.
Kështu ka bërë të ditur një sinjalizues i Sinjalit, i cili ka dërguar edhe pamje nga vendi i ngjarjes.
Ai thotë se nuk është hera e parë që në atë lokacion ndodhin aksidente të trafikut. Sipas tij kjo për shkak se mungon ndriçimi kryesor dhe se nuk ka shenja sinjalizuese.
Sinjalizuesi shton se numri i aksidenteve në atë pjesë është rritur edhe si shkak i tejkalimit të shpejtësisë.