Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 08:45 në fshatin Banullë, në Lipjan, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 08:45 është raportuar për një vetaksident në fshatin Banullë. Si pasojë e këtij vetaksidenti vozitësi i automjetit ka pësuar lëndime trupore”, tha Borovci.
Zëdhënësi i policisë njoftoi se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet që kanë sjellë deri te ky vetaksident./Gazeta Sinjali/