Një veturë ka përfunduar në një kanal skaj rrugës në fshatin Dollc të Klinës, sot rreth orës 11:40, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se nuk ka persona të lënduar, madje as dëme materiale.
“Rreth orës 11:40 ka ndodhë një vetaksident në fshatin Dollc të Klinës. Vetura ka rënë në kanal, por fatmirësisht nuk ka të lënduar e as dëme materiale”, tha Rugova.
Një sinjalizues e ka dërguar një video nga ky aksident, ku shihet një eskavator që po e tërheq veturën nga kanali./Gazeta Sinjali/