image Vetaksident në Istog, lëndohet një person

Siguri

Vetaksident në Istog, lëndohet një person

news image

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në fshatin Drejë të Istogut, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se personi i lënduar është shoferi i veturës.

“Në orën 08:50, Policia është njoftuar për një vetaksident në fshatin Drejë të Istogut. Vozitësi ka pësuar lëndime të lehta dhe është dërguar për trajtim mjekësor në ambulancën e Istogut”, tha Gashi./GazetaSinjali/