Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur rreth orës 17:00 në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Daut Hoxha.
Ai ka thënë se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor derisa njësiti për menaxhim dhe kontroll të autostradave është marrë me rastin.
“Sot para ores 17:00, ne autostraden Prizren- Prishtine km 29, eshte raportuar per nje aksident trafiku. Njesiti policor ka dal ne lokacion dhe sipas informacioneve ne kete rast eshte e perfshire vetem nje veture, pra kemi te bejmë me vet aksident. Perveq demeve materiale nje person ka marr lendime te trupore i cili eshte percjell per trajtim mjeksor, perderisa njesia per menaxhim dhe kontroll te autostradave eshte marr me rastin“, tha Hoxha.
Hoxha apeloi tek vozitësit që të jenë të kujdesshëm gjatë ngasjes sepse rastet e tilla shpesh po përfundojnë me fatalitet.
Rastet e tilla shpesh po perfundojne me fatalitet, tejkalimi i shpejtsise, perdorimi i telefonave mobil, gjate vozitjes etj, jane teper shqetsuse, prandaj kerkojme respektimin e rregullave ne trafik nga te gjithe pjesëmarrsit ne rruge, ne veqanti drejtuesit e automjeteve te shmangin veprimet e pasigurta që mund te rezultojne me pasoja te renda per ta dhe pjesmarrsit tjere”, u shpreh Hoxha. /Gazeta Sinjali/