Si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur mbrëmë në Merdare, ka humbur jetën një femër në cilësinë e pasagjerës dhe është lënduar rëndë vozitësi i veturës, raporton Gazeta Sinjali.
Vetaksidenti dyshohet se është shkaktuar nga pakujdesia e ngasësit të veturës, njofton policia.
Vetura ishte me targa të huaja ndërsa të dy i përkasin nacionalitetit shqiptar por janë shtetas të Austrisë.
Njoftimi i plotë i policisë:
Merdare-Prishtinë, Podujevë 25.12.2019-20:09. Ka ndodhur një vetëaksident trafiku me lëndime të rënda trupore, ku është përfshirë një automjet me targa të huaja dhe me drejtues mashkull shqiptar – shtetas austriak. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i automjetit si dhe lëndime të rënda ka pësuar pasagjerja femër shqiptare–shtetase austriake. Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur nga pakujdesia e drejtuesit të automjetit. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, mirëpo viktima femër nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML. /Gazeta Sinjali/