image Vetaksident i rëndë në Istog, një person dërgohet në Emergjencë

Siguri

Vetaksident i rëndë në Istog, një person dërgohet në Emergjencë

news image

Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit, në fshatin Dobrush të Istogut, raporton Sinjali.

Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime dhe është dërguar në Emergjencë për trajtim mjekësor.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 6:15 Policia është njoftu për një vetaksident. Një person me veturë ka dalë nga rruga, me ç’rast ka pësuar lëndime. I njëjti është dërguar në emergjencë për tretman mjekësor. Në vendngjarje kanë dalë hetuesit e aksidenteve”, u shpreh ai.

/GazetaSinjali/