Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit, në fshatin Dobrush të Istogut, raporton Sinjali.
Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime dhe është dërguar në Emergjencë për trajtim mjekësor.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 6:15 Policia është njoftu për një vetaksident. Një person me veturë ka dalë nga rruga, me ç’rast ka pësuar lëndime. I njëjti është dërguar në emergjencë për tretman mjekësor. Në vendngjarje kanë dalë hetuesit e aksidenteve”, u shpreh ai.