Gazetari Brazilian, Marcelo Bechler, ka deklaruar se ekipi francez Paris Saint-Germain, i ka bërë një ofertë që s’mund të refuzohet, shkruan Sinjali Sport.
Sipas tij, Lionel Messi, Neymar dhe Mbappe janë projekti i PSG-së për sezonin e ri, teksa shton se ylli argjentinas nuk do të firmos kontratë me ekipin e Barcelonës.
“PSG-ja i ka ofruar Messit një kontratë gjigante për dy sezone me mundësi vazhdimi për sezonin tjetër. I është ofruar një pagë astronomike”, ka shkruar gazetari sportiv i TNT.
Parisienët shihen si favoriti kryesor për të firmosur me Messin edhe pse ky i fundit ka oferta edhe nga klubet tjera, duke përfshi edhe Manchester Cityn