image Veshja e Rita Orës shpallet ndër të më bukurat në mbrëmjen gala të amfAR

Bota e Yjeve

Veshja e Rita Orës shpallet ndër të më bukurat në mbrëmjen gala të amfAR

news image

Galaja amfAR në Festivalin e Filmit të Venecias mblodhi shumë të famshëm, e në mesin e tyre edhe shqiptarja me famë ndërkombëtare, Rita Ora.

Rita Ora dhe Leona Lewis ishin zgjedhur të performonin në eventin që nderoi gjithashtu Ava DuVernay. Të pranishëm ishin edhe  yje si Camila Mendes, Jesse Williams, Bella Thorne, Milla Jovovich, Michelle Rodriguez, Kate Beckinsale, Alejandro Nones, Luke Evans dhe shumë të tjerë.

amfAR është një organizatë jofitimprurëse që është e përkushtuar për të mbështetur kërkimin mbi AIDS, parandalimin e HIV-it, edukimin për trajtimin dhe avokimin. Organizata ka investuar 635 milionë dollarë.

Rita Ora vodhi vëmendjen me paraqitjen e saj dhe mediat e huaja e kanë cilësuar si një ndër të veshurat më bukur.

/GazetaSinjali/