image Rita Ora uron Ditën e Pavarësisë, ndan momentet kur u shpall Ambasadore Nderi e Kosovës

Bota e Yjeve

Rita Ora uron Ditën e Pavarësisë, ndan momentet kur u shpall Ambasadore Nderi e Kosovës

news image

Këngëtarja nga Kosova me famë botërore, Rita Ora, ka uruar Pavarësinë e Kosovës, duke shpërndarë në Instagramin e saj momentin kur u emërua Ambasadore Nderi nga ish-presidentja, Atifete Jahjaga.

“Gëzuar 17 shkurti, Dita e Pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar Rita.

Ajo ka ndarë edhe një pjesë nga koncerti i saj që kishte mbajtur në Prishtinë ku kishte mbledhur mijëra fansa.

Rita ishte emëruar “Ambasadore Nderi e Kosovës” në vitin 2015 në ambasadën e Kosovës në Londër ku i ishte organizuar edhe një pritje e veçantë.

View this post on Instagram

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

/GazetaSinjali/