image Rita Ora hap arkivat e saj, publikon një intervistë në Televizionin Publik të Kosovës

Bota e Yjeve

Rita Ora hap arkivat e saj, publikon një intervistë në Televizionin Publik të Kosovës

news image

Këngëtarja me famë ndërkombëtare por me origjinë shqiptare, Rita Ora sot ka vendosur të shikojë arkivat e saja.

Në to, ajo ka gjetur një intervistë të rrallë të dhënë në adoleshencën e saj për për Radio Televizionin Publik të Kosovës (RTK), ku kishte shpalosur dëshirat për të ardhmen.

“Në të ardhmen unë dua të bëhem aktore, shpresoj të bëhem dikush, që emri im të jetë i njohur edhe në muzikë nuk e di sa, por aktrim definitivisht”, kishte thënë Rita teksa fliste pak shqip, pak anglisht.

”E dija se çfarë doja. Që kur isha fëmija thash se dua të bëhem aktore dhe shpresoja që muzika do të më ngriste lart (qesh). Uau, jeta është një çmenduri”, shkroi ajo sipër videos teksa po fliste pak shqip, pak anglisht.

/GazetaSinjali/