Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, e ka pritur sot në takim Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.
Ky takim u zhvillua në kuadër të vizitës dyditore të cilën po e bën kryeministri Rama në Prishtinë.
Veseli përmes një statusi në Facebook, ka postuar një foto duke thënë se ishte një takim vllazëror.
”TAKIM VLLAZËROR ME KRYEMINISTRIN EDI RAMA ”, shkruan Veseli. /Gazeta Sinjali/