image Veseli: PDK ka parashikuar fond të veçantë për të moshuarit

Kosovë

Njoftim/ Veseli: PDK ka parashikuar fond të veçantë për të moshuarit

news image

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se në pakon emergjente për shpëtimin dhe rimëkëmbjen e ekonomisë, PDK ka parashikuar një fond të veçantë për t’i ndihmuar të moshuarit, pasi sipas tij, ata kanë më së shumti nevojë për kujdesin shtetëror, shkruan Gazeta Sinjali.

“Kjo është arsyeja pse në pakon emergjente për shpëtimin dhe rimëkëmbjen e ekonomisë, kemi parashikuar një fond të veçantë humanitar që synon të mundësoj ndihmë të posaçme për moshën e tretë:, ka shkruar Veseli në profilin e tij zyrtar në Facebook

Tutje, i pari i PDK-së ka shtuar se është parashikuar edhe mbulimi i plotë i kostos së tyre të barnave gjatë kohës së pandemisë.

“Mes tjerash, është parashikuar edhe mbulimi i plotë i kostos së tyre të barnave gjatë kësaj periudhe. I sigurova përfaqësuesit e pensionistëve të Kosovës se Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë t’u gjendet pranë, duke shtyrë përpara deri në miratim pakon ekonomike që kemi propozuar”, ka përfunduar./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/photos/a.268197093355504/1561712564003944/?type=3&theater