image Veseli njofton se PDK-ja do ta bojkotojë takimin me Borellin, arsyetimi i çuditshëm

Kosovë

Konferenca/ Veseli njofton se PDK-ja do ta bojkotojë takimin me Borellin, arsyetimi i çuditshëm

news image

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, përmes një konference për media ka thënë se PDK-ja do ta bojkotojë takimin me Përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Joseph Borell.

Si shkak për mospjesmarrjen në takimin e Borellit me partitë politike, Veseli ka përmendur një arsye të çuditshme, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas tij, ky takim është i pakuptimtë në kushtet e mosekzistencës së qeverisë dhe institucioneve të reja.

“Takimi sot është i pakuptimtë në kushtet e mosekzistencës së Qeverisë dhe institucioneve të reja – dhe çfarëdo iniciative për rinisje të procesit të dialogut me palën serbe, është i tejkaluar dhe i paqendrueshëm derisa Kosova vazhdon me qenë peng i inateve dhe paaftësisë për të bërë kompromis dhe për të gjetur zgjidhje dy forcat politike, LVV dhe LDK”, deklaroi Veseli.

Ai ka kërkuar që mosprezenca e PDK-së në këtë takim të kuptohet edhe si revoltë kundër procesit të “degraduar” të dialogut viteve të fundit, sa edhe PDK-ja ishte në pushtet.

“Kërkojmë që mosprezenca jonë të kuptohet edhe si alarm se procesi i dialogut viteve të fundit ka degraduar si edhe nga mungesa e qëndrimit me pro-aktiv e determinues te BE-së si ndërmjetëse e këtij procesi. Kosova ka treguar në të kaluarën përkushtimin e saj në këtë proces. PDK-ja, pas krijimit të institucioneve të reja, në bazë të Kushtetutës dhe vullnetit të qytetarëve, është e gatshme të angazhohet në proces për të arritur një marrëveshje historike”, ka deklaruar ai.

Veseli tha se PDK megjithatë e vlerëson lartë mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme të Bashkimit Europian që i ka ofruar Kosovës në të gjitha periudhat e ndërtimit dhe konsolidimit të shtetësisë së saj. /Gazeta Sinjali/