image Veseli në fushatën përmbyllëse premton se territori i Kosovës nuk do të cenohet

Politikë

Zgjedhjet/ Veseli në fushatën përmbyllëse premton se territori i Kosovës nuk do të cenohet

news image

Partia Demokratike e Kosovës ka përmbyllur sonte fushatën zgjedhore, në Prishtinë.

Kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli, ka thënë se më 6 tetor do të fitojë Kosova dhe PDK-ja.

Ai ka thënë se kundërkandidatët e tij fushatën e zhvilluan vetëm me mesazhe kundër PDK-së, kurse ata premtuan luftë kundër krimit e korrupsionit.

“Po iu them me vendosmëri se e di se çfarë i duhet Kosovës, e di çfarë duhet bërë për të riun dhe të moshuarin, për nxënësin, studentin. PDK gjithmonë ka ditur ta çoj Kosovën përpara edhe sot do të dimë si ta bëjmë. Oponentët tanë garuan vetëm me mesazhin kundër PDK-së, e ne në vend se të flisnim për ta folëm për luftën kundër krimit e korrupsionit. Ne folëm për krijimin e shanseve të barabarta, për zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës. Ne folëm për partneritetin që do ta ndërtojmë me Amerikën”, ka thënë ai.

Veseli ka shtuar se në Kosovë nuk do të ketë vend për krim, korrupsion e padrejtësi.

Veseli ka thënë se politika ishte ajo që krijoi probleme në Kosovë, derisa shton se një politikë e mirë do t’i zgjidh ato probleme.

I pranishëm në këtë tubim përmbyllës ishte edhe James Wharton, i cili ka thënë se është një prej figurave të Partisë Konservatore të Britanisë së Madhe. Ai tha se PDK-ja është një anëtare e Partisë së Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë dhe sipas tij, kjo e bën PDK-në një parti simotër të partisë së tij, Partisë Konservatore të Mbretërisë së Bashkuar.

Wharton gjithashtu ka thënë se nëse nuk e luftojnë korrupsionin, nuk mund të përmirësojmë shkollat, nuk mund të përmirësojmë kujdesin shëndetësor dhe nuk mund të sigurojmë të ardhmen e një vendi.