Kandidati i PDK-së për kryeministër, Kadri Veseli, është takuar sot në Gjilan me gra e vajza.
Edhe këtë herë, Veseli e ka përmendur luftën kundër korrupsionit. Për këtë pikë ai po kritikohet nga partitë politike dhe vetë qytetarët.
Megjithatë kësaj radhe ka thënë se paratë e kursyera nga korrupsioni do të përdoren për fuqizimin e grave.
“Ne do ta luftojmë pa kompromis nepotizmin në mënyrë që të hapim sa më shumë shanse të barabarta për rininë dhe gratë. Me paratë që do të kursejmë prej çrrënjosjes së korrupsionit ne do të financojmë më shumë politika të veçanta inkurajuese për të fuqizuar ekonomikisht gratë”, ka shkruar Veseli ndër të tjera në faqen e tij në Facebook./Gazeta Sinjali/